Sot mora pjesë në takimin e organizuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ku diskutuam për rëndësinë e krijimit të parqeve industriale dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunave tona.
Gjatë takimit u prezantuan edhe modelet moderne të menaxhimit të parqeve industriale, të hartuara me mbështetjen e German Economic Team (GET), të cilat mundësojnë menaxhim efikas të objekteve të bizneseve brenda parkut, hapësirave dhe shërbimeve të përbashkëta.
