Sot bashkë me nënkryetarin Fahri Restelica, drejtorët e dikastereve përkatëse dhe përfaqësuesit e kompanisë mbajtëm takim publik me qytetarë, ku diskutuam rreth profilit të Planit Zhvillimor Komunal 2026-2034 dhe gjendjes fillestare të këtij dokumenti.
Ky Plan si një dokument i rëndësishëm strategjik përcakton prioritetet, vizionin dhe drejtimin e Komunës në tetë vitet e ardhshme.
I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin në këtë takim dhe në të njëjtën kohë i ftojë edhe qytetarët tjerë dhe ekspertët që ta japin kontributin e tyre në mënyrë që ky dokument të jetë sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.
