Sot zhvilluam takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, me të cilin diskutuam për ecurinë e projekteve që po realizohen në Komunën tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Theks i veçantë iu dha investimeve në infrastrukturën arsimore, përfshirë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe ndërtimin e çerdheve, projekte këto që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e edukimit për fëmijët tanë.
Gjithashtu biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe për projekte të reja që synojnë krijimin e hapësirave më moderne dhe më funksionale për nxënësit dhe stafin arsimor.
Do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë për të siguruar që këto projekte të realizohen me sukses dhe në shërbim të qytetarëve tanë.
