Home Uncategorized Task Forca për mbështetjen e Shërbimit Korrektues

Task Forca për mbështetjen e Shërbimit Korrektues

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim për themelimin një Task Force të përbashkët me Misionin e EULEX-it në Kosovë.

Roli primar i kësaj Task Force të përbashkët është mbështetja e institucioneve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në adresimin e të gjeturave që dalin nga Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2013, i lëshuar nga Komisioni Evropian.

“Task Forca e përbashkët përbëhet nga përfaqësues të Shërbimit Korrektues të Kosovës, EULEX-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Misioni kryesor i kësaj Task Force të përbashkët është të evidentoj dukuritë negative në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat korrektuese të Kosovës, duke përfshi edhe qendrën korrektuese në Dubravë dhe të ndihmoj Shërbimin Korrektues të Kosovës në eliminimin e tyre”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas nevojës, kjo Task Forcë ka të drejtë të konsultohet edhe me profesionist të lëmenjve tjerë në mënyrë që të përfitojë nga ekspertiza e profesionistëve në adresimin e çështjeve që bien nën mandatin e saj. Fushëveprimi i kësaj Task Force të përbashkët përshkruhet në Termat e Referencës që do të shërbejnë si udhërrëfyes kryesor i punës për anëtarët e këtij grupi. Kjo Task Forcë e përbashkët merr vendimet e saja me konsensus, ndërsa për punën e vetë do të paraqes raport gjithëpërfshirës dhe rekomandime përkatëse për secilën problematikë të evidentuar në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat e tjera korrektuese në Kosovë. /RadioRINIA/

Previous articleArifaj: Një Parti e Fortë edhe në Maqedoni
Next articleU shënua Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë