Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka firmosur dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare mbrojtësit të Bazelit, i cili ka lindur në Prishtinë.
Taulant Xhaka, vëllai i madh i Granit Xhakës, është bërë edhe zyrtarisht nënshtetas i Shqipërisë.
Mesfushori prej kohësh ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet Shqipërisë. Taulanti ka luajtur në të gjitha kategoritë e kombëtares zvicerane deri në U21, por së fundi nuk është ftuar në kombëtaren A. Ai ka zhvilluar deri tani mbi 40 ndeshje me kategoritë e U-17, U-18, U-19, U-20 dhe U-21 të Zvicrës. Tashmë Graniti dhe Taulanti do të luajnë me dy kombëtare të ndryshme. Graniti luan për Zvicrën, ndërkohë që Taulanti pritet t’i bashkohet Shqipërisë. Por, gjithsesi Taulantit i duhet edhe një leje nga FIFA, për arsye se është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës, ashtu sikundër ndodhi edhe me Migjen Bashën, Vullnet Bashën, Amir Abrashin dhe Shkëlzen Gashin.
Nëse do t’i bashkëngjitet Shqipërisë, Xhaka do të jetë kosovari i 47-të që do përfaqësojë një nga kombëtaret e Shqipërisë, raportojnë mediat e Tiranës. /RadioRINIA/