Home Uncategorized Të mërkurën priten të reshura të dobëta shiu

Të mërkurën priten të reshura të dobëta shiu

Meteorologu Mendim Rugova, bëri të ditur se nga mesi i kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura të dobëta shiu.

Sipas tij, në vise më të larta malore mbi 1800 metra priten edhe të reshura bore.

“Temperaturat ende do të vazhdojnë të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Temperaturat minimale do të sillen nga minus një gradë celsius deri në katër gradë celsius.

Ndërkaq temperaturat maksimale do të sillen nga tetë deri në dhjetë gradë celsius në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit do të arrijnë mbi dhjetë gradë celsius.

Në fund të javës mund të ketë sërish të reshura të dobëta shiu”, ka thënë Rugova për Telegrafin. /RadioRINIA/

Previous articleTakohen liderët, zgjedhjet parlamentare në qershor
Next articleKaraçevasit, sytë kah Brukseli