Home SPORT “Të mundim Realin dhe të rihapim garën për titull”

“Të mundim Realin dhe të rihapim garën për titull”

foto (8)Pas tregolëshit në fitoren 7-0 të Barcelonës kundër Osasunës, Lionel Messindjen se, më në fund i ka lënë pas të gjitha problemet nga dëmtimet dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë. Vetëm në 7 takimet e fundit të kampionatit spanjoll, ylli i blaugranave ka shënuar në total 10 gola, shifër që tregon po ashtu momentet e mira që po kalon argjentinasi.

“Mendoj se jam rikuperuar plotësisht tani. Jam rikthyer në ritmin tim dhe kam sërish besim pas dëmtimit. Ndihem vërtet shumë mirë”, u shpreh argjentinasi i Barcelonës.

Për “El Clasico”-n e së dielëss, objektivi është i qartë për Messin, që kërkon të marrë 3 pikë të plota përballë Real Madrid.

“Duam ta mundim Realin dhe të rihapim garën për titullin, për të cilin do të luftojmë deri në fund. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresoj te një rezultat i mirë”, tha Messi.

Me tripletën ndaj Osasunas Messi është ngjitur në majën e historisë së golashënuesve të blaugranave, duke kaluar edhe Paulinho Alcantaran me 371 gola në total.

“Është një ndjesi shumë e bukur të jesh golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Janë thënë shumë fjalë para se të mbërrija deri këtu, por tani jam unë që e mbaj këtë rekord. Gjithsesi, kam ende shumë objektiva të tjerë për të arritur. Te Barça dua të qëndroj deri në fund të karrierës. Jam i lumtur dhe e përsëris se dëshira ime është të qëndroj për aq kohë sa më do edhe klubi”, përfundoi Messi.

Previous articleTurqia sjell UEFA-n në Kosovë
Next articleQeveria mori vendim që të ndërtoj Stadiumin Kombëtar të Kosovës