Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim një veture, ku një person ka pësuar lëndime.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/