Pesë persona janë vrarë në të shtëna në një xhami në San Diego, Kaliforni, përfshirë dy të dyshuar, ndërsa policia njoftoi se po e trajton incidentin si një krim të mundshëm nga urrejtja.
Autoritetet thonë se dy adoleshentë të dyshuar hapën zjarr në qendrën islame në San Diego të hënën, duke vrarë tre burra para se të vetëvriteshin.
Mes të vrarëve është edhe një rojtar i xhamisë, deklaroi shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl.
Qendra Islame në Clairemont, që është zonë banimi dhe tregtare në San Diego, është xhamia më e madhe në qarkun e San Diegos, sipas faqes së saj zyrtare.
