Një hajn ka thirrur një taksi për ta pritur jashtë një banke në Edinburgh të Skocisë, teksa kishte hyrë për ta grabitur atë.
Ai ka rrëmbyer mijëra funte, i ka futur në një çantë dhe ka hyrë në taksi, raporton The Mirror.
Policia ka bërë të ditur se hajni nuk ka përdorur armë gjatë grabitjes, ndërsa taksisti nuk e ka pasur idenë se çfarë po ndodh.
Hetuesit shpresojnë që nga xhirimet e kamerave të sigurisë të gjejnë se si duket grabitësi.
Ndërkohë, ata i kanë kërkuar edhe taksistit që t’i kontaktojë.