Home Uncategorized Telefonat që pranojnë SMS, me aromë

Telefonat që pranojnë SMS, me aromë

Telefonat “smartphone” mund të njoftojnë për arritjen e mesazheve duke lëshuar një aromë të veçantë

“Scentee” e ka zhvilluar këtë ide duke vendosur “aromatizues” të vegjël  në dëgjueset e telefonit.

Pastaj pajisja në fjalë lëshon aromë kur pranoni një thirrje ose mesazh të ri.

“Scentee” është kujdesur edhe për dritën “LED”, e cila gjithashtu do të reagojë për çdo sms të ri.

Sipas  Los Angeles Times, “për 100 sms mbushja kushton rreth pesë dollarë”. Scentee” pritet ta aplikojë të njëjtën shpikje për versionin iOS dhe Android, në mënyrë që të paraqitet së pari në tregun japonez më 15 nëntor.

Previous articleHaziri: Gjilani e ka kryetarin e zgjedhu
Next articleADK: mbështet Lutfi Hazirin