Home LAJME Teoritë e zhdukjes së aeroplanit

Teoritë e zhdukjes së aeroplanit

Ndërsa Kina zgjeron rrezen e kërkimit për aeroplanin e ‘Malaysia Airlines’ dhe Tajlanda pretendon se radarët e saj mund ta kenë gjurmuar fluturimin MH370 pak pas humbjes së kontaktit me të, shtypi i huaj bën përmbledhjen e teorive mbi fatin e Beoingut të zhdukur me 239 persona në bord.

1 – Listën e kryeson zbritja e tij ne ishujt Andaman

Aeroplani, në një moment të caktuar ka marrë drejtimin e tyre në pjesën me lindore të territorit indian, që shtrihet mes Indonezisë dhe brigjeve te Tajlandës e Burmës. Radari ushtarak në atë zonë mund të mos ketë funksionuar, sepse niveli i perceptuar i rrezikut ka qenë i ulet.

2- Mund të ketë fluturuar drejt Kazakistanit

Republika e Azisë qendrore ndodhet në skajin fundor të korridorit te kërkimeve në veri, ndaj nuk përjashtohet mundësia që Boingu 777 të jetë ulur atje. Zbritja në shkreptirë, sipas eksperteve, është më e mundshme se ajo në bregdet. Me ketë arsyetim, po verifikohen gjasat e uljes së aeroplanit në një zonë tmerrësisht të izoluar.

3- Është kthyer në jug

Të dhënat e fundit satelitore lenë të kuptohet se aeroplani ka qenë në fluturim edhe për 5 orë të tjera pas zhdukjes nga radarët malajzianë. Norman Shanks, ish-përgjegjësi i grupit të sigurisë në aeroporte, BAA, mendon se kërkimi duhet të nisë pikërisht nga ekstremet e dy korridoreve të përcaktuara dhe jo e kundërta.

4 – Ka përfunduar, ndoshta në shkretëtirën e Taklamakan-it në veriperëndim të Kinës

Nëpër forumet e internetit është spekuluar gjate se aeroplani mund të jetë rrëmbyer nga ujguret separatiste të Kinës. 153 nga pasagjeret ishin shtetas kineze, dhe vete zyrtaret malajziane e kane pohuar qe aeroplani i zhdukur prej 11 ditesh tashme, mbase ka zbritur diku pranë kufirit te Kinës me Kirgistanin.

5 – Një zjarr ne bord apo ndonjë defekt teknik, i cili do te shpjegonte dhe humbjen e transmetimeve te transponderit apo nderprerjen e komunikimit, e ka detyruar te fluturoje drejt ishullit Langkawi , ne veriperëndim te Malajzise, ndoshta me idenë qe ajo ka qene rruga me e sigurte.

Në ketë rast, piloti do te ketë vepruar shume drejt, duke u detyruar përballë problemeve te papritura, ta dërgojnë aeroplanin në aeroportin më të afërt te sigurte.

Teoritë e tjera përfshijnë grabitjen e aeroplanit nga terroristet e mbajtjen e tij në Pakistan; fshehjen e boingut në hijen e radarit të një aeroplani tjetër, fluturimit 68 të “Singapore Airlines”, i cili ndodhej në të njëjtën rrugë me te; një përleshje në kabinën e pilotit çka do te shpjegonte faktin që mjeti ka fluturuar ne mënyrë të çoroditur; vrasjen e qëllimshme të pasagjereve me uljen e presionit të ajrit dhe se fundi, marrjen e aeroplanit me qëllimin të përdoret për një sulm te ardhshëm terrorist.

Previous articleVeliu: LDK, një çerek shekulli prijatare në kauzën e shtetndërtimit
Next articleSamsung lanson kamerën për fotot që i bëjmë vetes (“selfie”)