🎀 Tetori Rozë
Tetori është muaji që na rikujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave dhe të zbulimit me kohë të kancerit të gjirit.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, mamografia ofrohet falas edhe këtë vit. 🌸
Ftojmë gratë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i kushtojnë kohë një kontrolli që mund të jetë vendimtar për shëndetin e tyre.
Në këtë muaj ndërgjegjësimi, le të jemi pranë çdo gruaje që po përballet me këtë sëmundje dhe të promovojmë së bashku një kulturë të kontrolleve të rregullta dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
