Home Uncategorized Thaçi: Ata që prishën vendvotimet do të përballen me ligjin

Thaçi: Ata që prishën vendvotimet do të përballen me ligjin

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur se Kosova ka kaluar testin evropian me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se arritja e dytë ishte shtrirja dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit.

Sipas tij, që kanë prishur vendvotimet do të përballen me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, raporton KP.

Ndërkaq, po në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Luginë është e vështirë, pasi këtë e pa nga afër pas vizitës së djeshme që u bëri atyre. /RadioRINIA/

Previous articleBE: Procesi zgjedhor, hap pozitiv për demokracinë në Kosovë
Next articleVëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë pozitivisht zgjedhjet