Home LAJME Thaçi: Dogana ndihmon në tërheqje të investitorëve

Thaçi: Dogana ndihmon në tërheqje të investitorëve

Hapja e vendeve të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë, është misioni i ri me të cilin po përballet Kosova.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës që i bëri Doganës së Kosovës, e që sipas tij, në këtë mision të Kosovës ky institucion luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Tha se Dogana ka ndihmuar që të zgjerohen bizneset duke luftuar kontrabandën dhe korrupsionin.

“Për çdo investitor të huaj, por edhe prodhuesit tanë vendor, që eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Evropian, dogana paraqet administratën e parë me të cilën ata përballen. Prandaj, përmirësimi që keni bërë me punën tuaj i ka dhënë impakt të madh tërheqjes së investitorëve të huaj për të ardhur në Kosovë. Ardhja e tyre në Kosovë, do të përkthehet në rritje edhe më të madhe ekonomike, në rritjen e ndjeshme të punësimit për të rinjtë kosovarë”, ka thënë Thaçi.

Premtoi se Qeveria e Kosovës do të përkrahë fuqishëm Doganën e Kosovës , gjithçka çka nevojitet.

Nga ana e tij, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se mbështetja e kryeministrit të Kosovës është motiv që të vazhdojnë me punën e tyre.

Previous articleLirohen avokatët Vasic dhe Korenica
Next articleGold AG paralajmëron “Shqiptar 2”