Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e degëve ka folur për të arriturat e kësaj qeverie si dhe ka kërkuar nga ata mobilizim shtesë për një fitore bindëse dhe të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë këtij takimi, Thaçi kërkoi nga kryetarët që në degë të ketë angazhim edhe më të fuqishëm, me organizimin e gruas Demokratike dhe Rinisë demokratike.
Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë dy mandateve të qeverisjes së PDK-së koncentrimi ka qenë në bërjen e Kosovës sovrane, rrumbullaksimin e shtetndërtimit, konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, si dhe për siç tha ai, do të investohet në rritjen e fuqishme ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës, investimin në edukim dhe shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë dhe fushat tjera.
Të arriturat e kësaj qeverie sipas Thaçit janë themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, procedimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, rritjen e pagave deri në 25 pwr qind për të gjitha kategoritë, rritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut, ndërsa për çështjen e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, ai theksoi se kjo çështje është e zgjidhur pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sa i përket koalicioneve, ai theksoi se është qëndrim i organeve të partisë që PDK si partia më e madhe e qendrës së djathtë hyn në zgjedhje pa koalicione. Pas zgjedhjeve, si fituese, do të marrë me kohë qëndrimet e duhura për koalicionet e mundshme.