Në përvjetorin e parë të themelimit të Universitetit të Gjakovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se gjithë punëtorët e arsimit universitar, të shkollave të mesme dhe fillore nga e hëna do të kenë rritjen e re meritore të pagave.
Pa e saktësuar se për sa përlind do të jetë ajo rritje, kryeministri Thaçi ka thënë se ketë rritje do ta kenë edhe akademikët dhe të punësuarit në institutet shkencore të vendit.
Ditë më parë kryeministri deklaroi se nga prilli pagat e të punësuarve në organizatat buxhetore në Kosovë do të rriten për 30 për qind