Home LAJME Thaçi përdor argumente të rrejshme për efektin e rritjes së pagave në...

Thaçi përdor argumente të rrejshme për efektin e rritjes së pagave në inflacion

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në arsyetimin e radhës lidhur me vendimin për rritjen e pagave për sektorin publik ka këmbëngulur se kjo nuk do të reflektojë në rritjen e çmimeve të konsumit. Ai mes tjerash ka përmendur si argument vitin 2010, kur po ashtu kishte vendim për rritje pagash dhe çmimet sipas tij nuk kishin lëvizur.

“Edhe në vitin 2010 kur rritëm rrogat dolën shumë zëra opozitarë, të cilët deklaruan se rritja e pagave do të shtonte normën e inflacionit. Mirëpo ajo gjë siç e dimë mirë të gjithë nuk ndodhi. Ky fakt dëshmohet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ato të FMN-së, të cilat shpjegojnë se në vitin 2010 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.5%, ndërsa në eurozonë 1.6”, thuhet në deklaratën e kryeministrit të vendit, shkruan Koha Ditore.

Por, kujtojmë që Qeveria kishte marrë vendim për rritje të pagave në fund të vitit 2010, pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Implementimi i vendimit në fakt kishte filluar qysh në muajin mars të vitit 2011, pasi ishte vonuar konstituimi i Qeverisë dhe miratimi i buxhetit për të njëjtin vit. E në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës shihet që shkalla e inflacionit në vitin 2011 ishte më e lartë se ajo që e thotë kryeministri

Previous articleSot vendoset për Bllacën, në burg apo i lirë
Next articleDhëndri i Bin Ladenit rrëfen bisedën me kryeterroristin