Kryeministri Hashim Thaçi sot ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Në një postim në Facecook shefi i ekzekutivit ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka kërkuar që rreth 5000 punonjësit KEK-ut e saj të kenë një rritje rroge lineare prej 120 euro duke nisur nga muaji prill.
“Unë gjithmonë do të luftoj për rroga më të larta në Kosovë, si në sektorin publik ashtu dhe atë privat. Urime për punëtorët dhe familjet e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.