“Transicioni (i misionit aktual të EULEX-it në mision të ri v.j.) do të fillojë më 15 qershor dhe do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave si herën e kaluar dhe ratifikimit në Kuvend”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas takimit me autoritetet e BE-së. “Do të ketë transicion në menaxhment dhe në kompetenca”.
Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve të Kosovës që misioni i EULEX-it të realizojë transicionin në kuadër të mandatit të tanishëm, e që nënkuptonte të niste që në muajin e ardhshëm. Të hënën palët janë dakorduar që transicioni të nisë në qershor.
Brukseli zyrtar ka kërkuar më herët zgjatjen e mandatit të tanishëm edhe për 3 muaj, me qëllim të realizimit të transicionit të misionit aktual në misionin e ri. /Koha Ditore/