Të dashur qytetarë
Pas situatës së rënduar me mbeturina dhe shpalljes së gjendjes emergjente, kemi nisur menjëherë veprimet konkrete.
Që nga mëngjesi i sotëm, Komuna ka siguruar edhe tre kamionë shtesë, të cilët i janë vënë në dispozicion kompanisë “Pastrimi” për grumbullim të mbeturinave në zonën urbane.
Do të vazhdojmë të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm deri në normalizimin e plotë të situatës dhe rikthimin e pastërtisë në qytetin tonë.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
