Tre persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi mbetën të bllokuar në det në zonën e Velipojës, pas një defekti teknik në mjetin e tyre lundrues.

Policia Kufitare e Shqipërisë ka ndërhyrë pas marrjes së sinjalizimit për incidentin, duke lokalizuar mjetin lundrues që ndodhej në vështirësi në ujërat pranë Velipojë.

Në bord ndodheshin tre shtetas, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit, të cilët nuk mund të vazhdonin lundrimin për shkak të një prishjeje teknike që rrezikonte sigurinë e tyre.

Forcat e policisë kufitare ndërhynë duke e rimorkiuar mjetin lundrues deri në breg.

Autoritetet konfirmuan se të tre shtetasit u nxorën në tokë të sigurt dhe nuk pësuan asnjë lëndim. Po ashtu, pas verifikimeve u konstatua se dokumentacioni i mjetit ishte i rregullt.