Home SPORT Treni i fundit për Prishtinën

Treni i fundit për Prishtinën

Prishtina do të jetë mysafire e Besës nga Peja në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës. Në këtë ndeshje ekipit bardh e kaltër i kryen punë vetëm fitorja.

Pas humbjes befasuese nga Drenica, skuadrën e Prishtinës e pretë një udhëtim i vështirë në Pejë. Bardh e kaltrit do të përballen me Besën në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës.

Në këtë takim Prishtinës i kryen punë vetëm fitorja, pasi tani ka mbetur plotë 13 pikë prapa lideri të Superligës. Llamkos Kosovës.

Afrim Tovërlani, trajneri i Prishtinë, ka thënë se në Pejës do të luaj ndeshje të hapur, derisa e pranon se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë pejanëve.

“Presim një ndeshje të vështirë. Besa ka një skuadër të mirë e cila kohëve të fundit po luan më mirë se sa të kaluarën dhe ka individ për t’u respektuar siç janë Zekaj, Papuçi, Duraku, Bytyqi, etj. Ne udhëtojmë për lojë të hapur dhe le të fitoj më i miri”, ka thënë Toverlani për uebfaqen zyrtare të Prishtinës.

“Ne jemi të përgatitur për këtë derbi. Synojmë që ta zhvillojmë një lojë të mirë dhe të shënojmë fitore”, ka thënë trajneri i Besës, Valdet Shoshi.

Besa – Prishtina do të përballen sot nga ora 14:0 në Pejë.

Previous articleNPB: AKP-ja po i shet pronat tona
Next articleEULEX edhe dy vjet në Kosovë