Home LAJME Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

Gjykatë Speciale. Ky do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që do të mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty. Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë gjithë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave nuk do të quhet Tribunal.

Heqja e këtij emri është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën çfarë është paraqitur me anë të një draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjykata

Speciale ka vazhduar të jetë temë e debatit gjatë kësaj jave, ndërkaq që ditët në vazhdim pritet të vendoset nëse emrit do t`i shtohet edhe adresa e EULEX-it.

Megjithatë, sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, gjasat më të mëdha janë që Gjykata Speciale të mos ketë kurrfarë shtese tjetër. Një zgjidhje e tillë, sipas të njëjtit zyrtar, është kreative dhe do t’u mundësonte të gjitha palëve të interesuara që ta bëjnë interpretimin që u përshtatet, qoftë si Gjykatë Speciale e Kosovës, e BE-së, apo e EULEX-it.

Previous articleDhurata , elegante dhe seksi (FOTO)
Next articlePadisin Mujën për shkelje të ligjit