Home TEKNOLOGJI Tronditet siguria e iPhone

Tronditet siguria e iPhone

iphPërdorimi i kompjuterëve Apple dhe telefonëve iPhone mund të tronditet që në themele, me të rejat nga fusha e sigurisë, që do t’i lejonin spiunët dhe hakerat e rrjetit të vidhnin e-mailet, informacionin financiar dhe të dhëna të tjera nga pajisjet e tyre. Ja disa nga gjërat që duhet të dini.

1.Tani është koha për disa përditësime të reja!

Të premten, Apple nxorri lajmërimin për pajisjet telefonike fikse që punonin me iOS se shumica do të përditësohen automatikisht, sipas raportit të Reuters. iOS-et e prekura nga ky virus janë: iOS 6.x përpara 6.1.6 dhe 7.x përpara 7.0.6, Apple TV 6.x përpara 6.0.2 dhe Apple OS X 10.9.x përpara 10.9.2. Ju mund të ndiqni udhëzimet sesi të kontrolloni pajisjen tuaj Apple për të parë nëse punon me një nga versionet e prekura të iOS. Në rast se po, shkarkoni versionin e fundit dhe përditësoni iOS-in tuaj. Po ashtu, mund të shkoni te menuja “Settings” për të përditësuar sistemin përmes nënmenusë “General”. Ky është lloji i përditësimit që nuk duhet injoruar, pasi nuk kërkon kohë për t’u instaluar. Apple ka bërë presion për përditësime nga përdoruesit e iOS 7, po ashtu edhe për ata të iOS 6, që kanë qenë dyshues për kalimin në sistemin më të ri. Po ashtu, firma ka lëshuar një përditësim për Televizorin Apple.

2.Çfarë informacioni rrjedh?

Duke prekur pajisjet iOS dhe kompjuterat Mac, virusi e lejon një haker të shikojë trafikun e koduar, që besohej se ka qenë i tillë midis përdoruesit dhe faqes së uebit. Kuptimi i kësaj është se kur bëni blerje online, i gjithë trafiku juaj mund të zbulohet, çka mund të rezultojë në një sulm të menjëhershëm. Ky është një përgjim në të cilin një sulmues në një rrjet të ndarë ndërhyn në komunikimin midis shfletuesit dhe një sajti për të monitoruar dhe regjistruar gjithçka që ti bën në rrjet.

Lajmi i mirë: Një haker duhet të jetë në rrjetin e zonës suaj lokale për ta zbuluar këtë dhe nëse WiFi ose rrjeti në të cilin ti ndodhesh po përdor metoda të sigurta për akses, risku është i minimizuar. Me fjalë të tjera, nëse një haker dëshiron të ulet në një kafene dhe të monitorojë trafikun gjithë ditën duke kërkuar për versione të prekura të Apple iOS, potencialisht ai mund të vjedhë informacionin tuaj bankar. Ndaj mbajeni parasysh: Shmangni përdorimin e pajisjeve tuaja në rrjetet publike, të paktën në afatshkurtër!

3.Çfarë e shkaktoi problemin?

Sipas Adam Langley me Google GOOG +0.03% , shkaku thelbësor i virusit është një linjë rastësore kodimi, e cila bën që shfletuesi ose aplikacioni të shmangë hapin e verifikimit. Në vend të kësaj, shfletuesi do të pranojë çfarëdo lloj çelësi SSL gjatë verifikimit, pa verifikuar firmën e çelësit kriptografik. SSL lidhet me sigurinë dhe ju ndihmon të ruani privatësinë dhe sigurinë në komunikimin midis shfletuesit dhe serverëve të sajteve tuaja të preferuara.

4.Si mund ta shmangni problemin?

Nëse keni një pajisje iOS si një iPhone ose iPad, ju duhet të shkarkoni menjëherë 7.0.6. Nëse keni një 3GS ose një iPod të vjetër me Touch, duhet të shkarkoni iOS 6.1.6. Apple thotë se do të lançojë një përditësim të software-it “shumë shpejt” për tabletat dhe pajisjet e desktop-it që përdorin Mac OS X, ndaj derisa të bëhet kjo, pajisjet do të rrezikojnë të mbeten të prekura. Ndërkohë, përdorni Google Chrome ose Firefox, që nuk preken nga OS X dhe sigurohuni që të qëndroni në rrjete të sigurta për të shmangur kryerjen e transaksioneve financiare ose ndarjen e detajeve personale, citon shekulli.

Nëse jeni shqetësuar se mos informacioni juaj financiar mund të jetë kompromentuar, është me rëndësi të monitoroni kreditin tuaj për çdo shenjë të vjedhjes. Ju mund të paguani për shërbimin e monitorimit të kreditit, ose të përdorni një pajisje falas si Credit Report Card, që përditëson dy nga llogaritë tuaja të kreditit, falas, për çdo muaj. Ndonjë ndryshim i madh dhe i papritur në llogaritë tuaja bankare mund të sinjalizojë vjedhje të identitetit, ndaj duhet të mbani kopje të raporteve vjetore të llogarisë, për të parë nëse dyshoni për diçka të tillë.

Previous article“Oscar” për Rita Orën
Next articleMicrosoft ofron pa pagesë Windows 8.1?