Presidenti Donald Trump njoftoi vonë të premten se në sulme të përbashkëta të ShBA-së dhe Nigerisë është vrarë lideri i dytë më i lartë i DAESh-it në nivel global, në kuadër të një operacioni të përbashkët ushtarak.
“Sonte, me urdhrin tim, forcat e guximshme amerikane dhe Forcat e Armatosura të Nigerisë ekzekutuan në mënyrë të përkryer një mision të planifikuar me kujdes dhe shumë kompleks për të eliminuar terroristin më aktiv në botë nga fusha e betejës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump tha se Abu-Bilal al-Minuki “mendonte se mund të fshihej në Afrikë”, por pretendoi se burimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e tij.
“Ai nuk do të terrorizojë më popullin e Afrikës dhe as nuk do të ndihmojë në planifikimin e operacioneve kundër amerikanëve”, tha ai. “Me eliminimin e tij, operacioni global i DAESh-it është dobësuar ndjeshëm”, shtoi Trump.
Ai gjithashtu falënderoi qeverinë e Nigerisë për partneritetin në operacion.
