Altuna Sejdiu – Tuna me fotot që po na tregon nga Xhamajka me të dashurin e saj sigurisht se do ja shtojnë turistët kosovarë këtij vendi.
Agjencitë turistike të Xhamajkës duhet që së paku t’ja japin disa ditë shtesë Tunës për fotot që ajo po i realizon dhe në të njëjtën kohë po i reklamon plazhet e atjeshme.
Adhuruesit e saj në Kosovë shumë lehtë mund të zgjedhin si destinacion këtë vend turistik, sidomos ata të cilët janë të pasur.
Tuna njihet si një person që viziton vende të njohura turistike. E kishte vizituar Bora Boran disa vite më parë tash po e viziton Xhamajkën që është vendlindja e Bob Marley.