Home Kuriozitete Turisti humbet mes shkretëtirës, mbijeton duke ngrënë miza

Turisti humbet mes shkretëtirës, mbijeton duke ngrënë miza

foto (7)Kishte humbur në një zonë të pabanuar në Australi, por arriti që të mbijetojë për dy javë duke ngrënë miza. Protagonist i kësaj ngjarje është Daniel Dudzisz, 36 vjeç, i cili ishte zhdukur në muajin shkurt ndërsa po ecte në këmbë në Outback, zonë shkretëtire, mes fshatrave Windorah dhe Jundah. Por fatmirësisht i riu u gjet të enjten nga një motoçiklist, të cilit i kishte treguar historinë e tij. 36 vjeçari gjerman deklaroi se kishte ngelur i bllokuar në zonë prej shirave të dendur dhe nuk gjente rrugën e kthimit.

Nuk kishte ushqime me vete kështu që kishte mbijetuar duke ngrënë mizat e pranishme, të pasura me proteina, si dhe duke pirë pak nga pak një shishe uji që kishte me vete. Nga ana e policisë thuhet se kur u gjet i riu ishte shumë i uritur, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte nevojë për mjekime.

Previous articleMaqedoni: 13 vetë, përfshirë doganierë, të arrestuar për kontrabandim
Next articleTuna së shpejti në duet me Getin