Pretendimet përmbajnë dezinformim, thotë Drejtoria e Komunikimeve, duke theksuar respektin e Türkiyes për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve fqinje.
Türkiye hodhi poshtë të martën raportimet mediatike që pretendojnë se po përgatitet të pushtojë territorin iranian në rast se ShBA-ja ndërmerr një sulm ndaj Iranit.
“Pretendimet në disa media që aludojnë se ‘Türkiye po planifikon të pushtojë territorin iranian për arsye sigurie në rast të një sulmi amerikan ndaj Iranit’ përmbajnë dezinformim”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve, e publikuar në platformën X.
Drejtoria theksoi se Türkiye ka një angazhim të kahershëm për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendeve fqinje.
