Home SPORT Turqia me ofertë zyrtare për Januzajn

Turqia me ofertë zyrtare për Januzajn

Fatih Terim ka zbuluar se ka kërkuar nga ylli i Manchester United, Adnan Januzaj që të luajë për Turqinë.

Menaxheri i kombëtares turke, Terim, ka thënë se kërkesa për shërbimet e tij është bërë nga shumë persona.

“Presidenti i Federatës, stafi dhe unë kemi kërkuar nga Januzaj që të luajë për Turqinë”, ka thënë Terim.

“Babai i tij është turk, nëna e tij është kosovare, dhe Shqipëria, Anglia, Kosova e Belgjika që të gjitha këto po e kërkojnë atë që t’ua përfaqësojë vendin e tyre. E nëse ne nuk ia japim mundësinë atij që të na përfaqësojë neve, do të kritikohemi. “Jemi duke punuar që ta gjejmë mundësinë në mënyrë që Januzaj të luajë për Turqinë. Nëse ai vendos të luajë për ne, edhe ne kemi të drejtë ta marrim atë”, ka thënë Terim, transmeton Koha.net.

Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, ka lindur në Belgjikë dhe ka të drejtë të luajë për disa shtete, përfshi Belgjikën, Shqipërinë dhe Kosovën.

Anësori 19-vjeç mund të luajë edhe për Turqinë meqenëse ka të kaluar turke, por ka dhe të afërm tjerë që ende jetojnë në Turqi.
Megjithëse ka lindur në Belgjikë, Januzaj asnjëherë nuk e ka përfaqësua këtë shtet në asnjë garë ndërkombëtare dhe ka refuzuar të gjitha ftesat e deritanishme.

Previous articleGostivar: Mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon filma porno!
Next articleGuardiola: Titulli 2 ose 3 ndeshje larg