Home SPORT Turqia sjell UEFA-n në Kosovë

Turqia sjell UEFA-n në Kosovë

foto (7)Ndërmjetësuesi i ndeshjes Kosovë – Turqi, Ali Shen, bën të ditur se Federata Turke e Futbollit gjatë kësaj jave do të zyrtarizojë miqësoren, e cila pritet të luhet më 21 maj në Kosovë.

Ish-presidenti i Fenerbahçes, që ka prejardhje nga Prizreni, në intervistën për gazetën Arena, zbulon se bashkë me Turqinë në Kosovë do të vije edhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, turku Shenes Erzik.

74-vjeçari flet edhe për miqësinë që ka me ish-lojtarin e Fenerbahçes, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

“Unë jam kosovar. Jam lindur në Prizren. Fadil Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës është sikur djali im. Ai ka luajtur për Fenerbahçen më parë, dhe unë isha dy herë president i Fenerbahçes. Pasi jam kosovar dhe pasi më pëlqen Fadil Vokrri, ne e ndihmojmë futbollin e Kosovës për të ardhmen dhe ne jemi përpjekur për ta bërë ndeshjen e parë ndërkombëtare, prandaj unë isha në Mitrovicë në ditën historike, në ndeshjen Kosova – Haiti”, ka thënë nder tjerash Shen.

Previous articleDhurata Ahmetaj në pritje të princit
Next article“Të mundim Realin dhe të rihapim garën për titull”