Ish kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se pavarësisht referendumit, Krimea gjithmonë do të jetë pjesë e Ukrainës.
“Krimea gjithmonë do të jetë ukrainase, pavarësisht të gjitha përpjekjeve okupuese të Rusisë. Ky është vendi ynë, dhe nuk do ia japim atë askujt”, ka shkruar ajo në një editorial.
Tymoshenko, pastaj ka falënderuar të gjitha vendet që e kanë mbrojtur dhe mbështetur interesin e Ukrainës në Krime.