Home LAJME U mbajt takimi për zhbërjen dhe integrimin e “Mbrojtjes Civile”!

U mbajt takimi për zhbërjen dhe integrimin e “Mbrojtjes Civile”!

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës në Bruksel për çështjet e zhbërjes së strukturës ilegale të sigurisë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha veprimet që duhet të merren lidhur me zhbërjen e plotë dhe efektive të kësaj strukture ilegale, sipas marrëveshjes së arritur që nënkupton ndërprerjen e veprimtarisë, mbylljen e lokacioneve të veprimit dhe dorëzimin e uniformave dhe pajisjeve operative të tyre sipas rregullave ndërkombëtare.

Gjithashtu u bisedua për integrimin e individëve serbë që dëshirojnë të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës shprehur gatishmërinë për procesin e integrimit në institucionet të ndryshme qeveritare në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, duke i respektuar kriteret ligjore dhe kualifikimet shkollore.

Zhbërja dhe integrimi duhen të ndodhin sa më shpejtë dhe se ky do jetë një kontribut për vendosjen e ligjit, rendit dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës.

“Me këtë proces i jepet fund prezencës së strukturave ilegale të serbe të sigurisë dhe së bashku me procesin zhbërjes së plotë të strukturave ilegale policore, ligjërisht dhe praktikisht përfundon praktika e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë, në sferën e sigurisë”, thuhet në kumtesë të zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Previous articleGrabovcI: Ministrat i kemi vitalë; Beqiri: Nuk i ke këtu të të duartrokasin!
Next articleBerisha fyen kryeministrin, Rama ia kthen