Home LAJME U shënua Epopeja e Dukagjinit, Basha qytetar nderi i Deçanit

U shënua Epopeja e Dukagjinit, Basha qytetar nderi i Deçanit

Deçan, 24 mars – Është mbajtur në Deçan akademi për të kujtuar Epopenë e Dukagjinit e cila filloi me 24 mars 1998 në Gllogjan.Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se si anëtari më i ri i familjes së deçanasve ndjehet i nderuar dhe fjalët janë të pakta për nderin që po i bëjnë në këtë ditë të madhe.

Ai, siç transmeton rtk, tha se sot përulen para gjakut të ushtarëve të UÇK-së që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Basha tha se deri te kjo ditë populli shqiptar ka ardhur përmes sakrificave të mëdha.Ai shtoi se sakrifica e familjes Jashari ishte një tregim për botën demokratike se shqiptarët nuk kursejnë asgjë kur është në pyetje liria.

Ndërsa, ish komandanti i UÇK-së, tani lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo ditë aq sa është e Gllogjanit, aq sa është e Deçanit, është e gjithë shqiptarëve.

Haradinaj tha se vitet e tranzicionit kanë qenë të vështira e po ashtu do të jenë edhe vitet e ardhshme.
Ai tha se do të përkulen me respekt para gjithë të rënëve.
Në këtë akademi ka marr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i LDD—së, Nexhat Daci, dhe deputetë të tjerë.

Previous articleShtrenjtohet rryma
Next articlePremtimi i radhës: 500 milionë euro investime, 50 mijë vende pune