UEFA ka mbyllur një pjesë të stadiumit të Bayernit të Mynihut, Allianz Arena. Parrullat homofobike ndaj Arsenalit, do të ndëshkojë tifozët bavarezë për sfidën cerekfinale të Champions League ndaj Manchester United.
Nuk do të jetë një stadium totalisht i mbyllur për sfidën ndaj kampionëve të anglisë, por sigurisht që nuk do të jetë as i mbushur në kapacitetin e plotë.
UEFA ka urdhëruar drejtuesit e klubit gjerman për të mbyllur atë sektor të stadiumit ku gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8 të finaleve ndaj Arsenal u shfaq që parrullë homofobike.
Në të lexohej Gay Gunners, me Ozil që ishte protagonist në foton përkatëse. Sigurisht që nuk ka qëndruar pasiv organizmi më i madh i futbollit europian që ka marë masat, duke kërkuar mbylljen e një pjese të stadiumit.
Gjithashtu për klubin gjerman është vendosur dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, ndërsa në sfidën e kthimit të cerekfinaleve ndaj Manchester United më 9 prill Allianz Arena nuk do të mbushet në kapacitetin maksimal.