Analizat që janë bërë nga kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” tregojnë se uji që vjen nga Ujmani mund të përdoret për pije. Kështu ka bërë të ditur të hënën drejtori teknik në KUR “Prishtina”, Ilir Abdullahu.
“Pasi është vërtetuar se uji është i kualitetit të lartë dhe mund të pihet planifikojmë që prej nesër të startojmë me furnizimin”, ka theksuar Abdullahu.
Por, nuk dihet ende nëse ky ujë nga Ujmani do të shkojë në liqenin e Badocit, apo do të shkojë drejt në fabrikën e ujit.
Ai ka thënë gjithashtu se nga sot (e martë) do të nisë furnizimi i liqenit të Badocit me ujë nga Ujmani.
Qytetarët e Prishtinës kanë vërejtje se orari i reduktimeve të ujit, i përpiluar para disa muajve nga KUR “Prishtina”, nuk po respektohet.