Home SHËNDETËSI Ushqimet që ju sjellin një humor të mirë

Ushqimet që ju sjellin një humor të mirë

Sekreti për të mposhtur ankthin, stresin dhe humorin e keq e për t’i rikthyer vetes humorin e mirë qëndron tek dyqani më i afërt i fruta-perimeve.

Një grup studiuesish publikuan punën e tyre disa-mujore në “Washington Post” mbi ushqimin dhe ndikimet e tij në sjelljen dhe gjendjen tonë psikologjike.

Sipas tyre ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale, jo vetëm që na bëjnë mirë për shëndetin fizik, por kanë efekt edhe në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit mendor.

Në studim u përfshinë dhjetra persona me regjime të ndryshme ushqimore, që nga ata që konsumonin thuajse rregullisht perimet e deri tek të tjerët që thuajse nuk i vinin fare në gojë ato. Rezultati: sa më i madh ishte konsumi i ushqimeve me bazë bimore, aq më të lumtur ishin konsumatorët e tij dhe e kundërta, sa më pak ishte konsumi i këtyre ushqimeve, aq më i madh ishte depresioni dhe ankthi.

Studiuesit identifikuan elementet që luftojnë depresionin, ankthin apo humorin e keq. Kalciumi, kromi, hekuri, magnezi, omega 3, vitaminat B6, B9, B12 e D dhe zinku.

Po ku gjenden këto doza “humori të mirë dhe optimizmi”?

Kalciumi, gjendet me shumicë tek qumështi dhe jogurti, vitamina B kryesisht tek spinaqi, ndërsa B9 tek lëkura e pulës, hekuri tek bajamet, kikirikët, arrat dhe spinaqi, omega 3 gjendet me shumicë tek peshqit, por për ata që nuk e pëlqejnë këtë ushqim, apo ata që janë vegjetarianë, ndodhet edhe tek spinaqi dhe brokoli, vitamina D merret natyralisht nga rrezet e diellit, ndërsa artificialisht gjendet edhe tek qumështi, salmoni dhe peshku shpatë dhe i fundit, zinku që është ndoshta elementi më i rëndësishëm për një humor të mirë, nivelet e ulta të tij në organizëm ndikojnë në gjendjen psikologjike. Gjendet kryesisht tek produktet e mishit, vecanërisht tek mishi i derrit, por edhe tek produktet e djathit.

Previous articleTuna: Krejt shokët ma lypnin
Next articleJa çfarë tregon urina për shëndetin tuaj