Home LAJME Veliu e Haziri po qëndronjë për vizitë zyrtare në Gjermani

Veliu e Haziri po qëndronjë për vizitë zyrtare në Gjermani

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit në Podujevë, Nexhmi Rudari po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë.

Në qytetin Velbert, kryetarët e Podujevës dhe Gjilanit,.Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, janë pritur në Parlamentin e Nord Ëestfalen, ku kanë zhvilluar takim me deputetin e Landit Volker Munchof.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Astrit Zemaj, konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Kryetari Veliu falënderoi mikpritësit për pritjen e rezervuar për ta dhe shprehu dashamirësinë e tij për deputetin Volker Munchof, për të cilin tha se është një mik i mirë i qytetit të Podujevës.

Po ashtu, kryetari Veliu u shpreh i lumtur që së bashku me të në vizitë po qëndron edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për të cilin tha se është politikan me përvojë të madhe .

“Shpresoj se rrugën e bashkëpunimit me qytetin e Velbertit që ka krijuar Podujeva do ta ndjek edhe Komuna e Gjilanit”, tha kryetari Veliu.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ndjehet i nderuar që po viziton Velbertin duke vlerësuar partneritetin në mes Podujevës dhe Velbertit.

“Qytetarët kosovarë janë mirënjohës për gjithë ndihmën që ka dhënë dhe po jep Gjermani për vendin tonë”, tha Haziri.

Komuna e Podujevës dhe Velberti i Gjermanisë tashmë kanë intensifikuar bashkëpunimin duke realizuar vizita të ndërsjella.

Deputeti i landit Volker Munchof shprehu gatishmërinë të bëhet edhe një hap më tutje drejt konkretizimit të bashkëpunimit në mes Velbertit dhe Podujevën në shumë lëmi.

“Presim që gjatë vitit 2016 të nënshkruajmë edhe marrëveshje konkrete të këtij bashkëpunimi”, tha Munchof.

Kryetarët, Veliu dhe Haziri, vizituan edhe selinë e CDU, ku u pritën nga shefi i Grupit Parlamentar të CDU në Velbert Manfred Boltz.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, si dhe për migrimin ilegal.

Të dyja palët u deklaruan se thellimi i bashkëpunimit dhe rritja e përkrahjes nga shteti Gjerman për zhvillimin ekonomik të Republikës se Kosovës, si dhe vazhdimi i përkrahjes në rrugën e anëtarësimit të Kosovës ne Bashkimin Evropian do të ketë impakt direkt në ndaljen e migrimit ilegal.

Previous articleUNCHR i kërkon Gjermanisë: Mos i refuzoni në “bllok” azilkërkuesit kosovarë
Next articleHaradinaj ka disa pyetje për “dy kryeministrat”