Home Kuriozitete Vezën e artë e bleu 13.300 $, vlen 33 milionë $

Vezën e artë e bleu 13.300 $, vlen 33 milionë $

Kur tregtari i hekurishteve të vjetra pa në një treg vjetërsirash , diku në Amerikë, një vezë të artë, nuhati rastin që të përfitonte, por as që kishte ëndërruar se çfarë profiti do të mund t’i sillte objekti që e kishte blerë për 13.300 dollarë.

Veza e artë e zbuluar rastësisht doli të vlente 33 milionë dollarë.
Tregtari fatbardhë, që nuk ia kishte dalë ta shiste këtë objekt sepse konsideronin se po e mbivlerësonte, e kishte çuar atë në një institucion që merret me vlerësimin e objekteve dhe aty kishte mësuar se ishte bërë pronar i vezës së Fabergut me vlerë 33 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për vezën e tretë nga mbi pesëdhjetë vezë krishtlindjesh që Carl Faberge i kishte dizajnuar për familjen mbretërore ruse.

Brenda vezës ndodhet ora e çmueshme të cilën car Aleksandri III ia kishte dhuruar gruas së tij Marija Fjodorovnes për Krishtlindje më 1887.
Njoftimet e fundit për gjurmët e kësaj veze ndeshen në Moskë më 1922. Më 2011 zbulohet se Veza e tretë mbretërore kishte “mbijetuar” revolucionin dhe se ishte shitur në një aksion në Nju-Jork më 1964. Pastaj kishte vazhduar udhëtimin deri te tregtari fatlumë, që e kishte blerë për 13.300 dollarë.

Previous articleSot Dita Ndërkombëtare e Fatit
Next articleShqiptari me sklerozë totale synon majën më të lartë në botë