Në Varazhdin, Kroaci, sot është vënë në funksion vezomati i parë në vend, një pajisje kjo që u mundëson qytetarëve për të blerë vezë të freskëta, ashtu siç mund të blejnë pije të freskëta.
Vezomatin solemnisht e lëshoi në përdorim zhupani i Varazhdinit Predrag Stromar, e ,siç njoftojnë medie kroate, vezët janë prodhuar në fermën e Zvonko Shinçekut nga Gornja Vratna.
Zhupania e Varazhdinit ka dhënë 12.000 kuna( afër 1000 euro) për prokurimin dhe instalimin e vezomatit, e sipas fjalëve të Shtromarit, kjo është pjesë e politikës për të ndihmuar familjet që duan të merren me bujqësi.
Kapaciteti i vezomatit është 600 vezë dhe ai mbushet çdo ditë, ka thënë pronari i tij.
Idenë për vezomat Shinçek e kishte marrë në Austri ku vezomatët janë në përdorim tash e disa vite.