Prishtinë – Kundërshtarët e daljes së serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë postuar në Youtube videon ku shihen fytyra të maskuara tek thyejnë kutitë në një vendvotim në Mitrovicën e Veriut.
Autorët e këtij xhirimi pretendojnë se vendvotimet janë demoluar pikërisht nga mbështetësit e daljes së serbëve në votime dhe atë me ndihmën e policisë dhe xhandarmërisë serbe.