Është raportuar se persona të panjohur, me forcë, kanë depërtuar në brendësi të një xhamie në fshatin Keqekollë të Prishtinës ku kanë vjedhur arkën e parave.

Sipas raportit të Policisë, shuma e vjedhur nuk dihet.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Keqekollë, Prishtinë  29.05.2026 – NN.Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force  kanë depërtuar në brendësi të objektit  të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime”, thuhet në raport të policisë./teve1.info/