Home SHËNDETËSI Vitamina D ulë nivelin e kolesterolit

Vitamina D ulë nivelin e kolesterolit

Shumë studime kanë sugjeruar se vitamina D mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës.Tani studiuesit kanë gjetur se vitamina D duket se ndikon në uljen e kolesterolit LDL apo kolesterolit “të keq”.

Hulumtuesit rastësisht caktuan 576 gra post-menopauzale që të merrnin nga një dozë prej 400 njësive të vitaminës D dhe 1,000mg të kalciumit, ose qetësues të tjerë.

Ata ndoqën ato për katër vjet.Në fund të studimit – i publikuar në revistën Menopauza, grupi me vitaminë D kishin nivele më të larta të seriumit të vitaminës D, dhe një rënje të dukshme të LDL.

“Ne nuk kemi mjaft informata që të themi se e kemi analizuar atë tërësisht”, tha autori kryesor i studimit, Dr.Peter F Schnatz, një profesor i mjekësisë në Kolegjin Jefferson në Filadelfia.

Ndryshimi në LDL, tha ai, “është i rëndësishëm dhe një ndryshim i duhur, dhe i mjaftueshëm për të thënë se jemi duke shkuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Previous articleBasha: Serbia më vrau axhën, dua hakmarrje në fushë
Next articleTuna në shtratin e Bob Marleyt