Home Uncategorized Vjollca me Sabriun dhe Bleron

Vjollca me Sabriun dhe Bleron

Me stile të ndryshme dhe me gërshetime në këngë, do të vijnë kësaj radhe treshja e njohur Vjollca Haxhiu, Sabri Fejzullahu dhe Blero të cilët do të paraqiten me një këngë të re.

Sipas Vjollcës, secili nga ta do të interpretoj në stilin e vet, ndërsa kënga i referohet dashurisë dhe së shpejti kënga do të ketë edhe titullin.

“Jemi duke përgatitur një këngë të re dhe shpresojmë që të kemi sukses si një treshe. Kënga do të dalë bashkë me videoklip”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Vjollca gjatë këtij fundviti do të sjellë edhe dy këngë të tjera, ku njëra do të jetë solo ndërsa tjetra do të jetë potpuri në bashkëpunim me disa këngëtarë të tjerë. Sipas Vjollcës kënga solo do të plasohet bashkë me videoklip.

Previous articleRihanna çmend vendlindjen
Next articleHalimi kërkon ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës