Home LAJME Vulini fyen pa fije marre zëdhënësen e NATO-s: Gërditemi nga ti!

Vulini fyen pa fije marre zëdhënësen e NATO-s: Gërditemi nga ti!

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj retwittit që zëdhënësja e NATO-s ia bëri ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, përkitazi me sloganin “NATO AIR – JUST DO IT”.

 

“Zyra për Kosovën përkujton se në aksionin që ka filluar pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për 78 ditë e net janë vrarë 2500 vetë e mbi 12500 janë lënduar”, thuhet në reagimin e kësaj zyre që udhëhiqet nga Aleksandar Vulin. “Gjithçka që mund të themi është: gërditemi nga ti Oana Lungescu”. /Telegrafi/

 

Previous articleNdotja e ajrit shkakton një në tetë vdekje
Next articleBartomeu: Barca ende është më e mira në botë