Home SPORT Wenger kërkon reagim të lojtarëve

Wenger kërkon reagim të lojtarëve

Arsene Wenger ka porositur lojtarët e tij të përgjigjen pas disfatës së pakëndshme nga Chelsea të dielën.

Disfata 6-0 e Topçinjve i ka lënë ata shtatë pikë prapa liderëve të Ligës Premier, edhe pse skuadra e Jose Mourinhos ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Arsenali sonte do të presë Swansea Cityn në përpjekje për t’u kthyer kah fitoret, dhe Wenger mendon se lojtarët e tij “duhet të tregojnë karakter” pas dështimit në Stamford Bridge.

“Ndeshja në Stamford Bridge ishte një ankth për ne dhe unë e marr përgjegjësinë e plotë për të. Lojtarët janë thellësisht të zhgënjyer, siç jemi të gjithë”.

“Ne duhet të mendojmë thellësisht për këtë, pasi nuk është hera e parë që kjo ndodh në një ndeshje të tillë. Gjithçka shkoi keq dhe ne dështuam krejtësisht të shtunën, pasi ne nuk bëmë ndonjë performancë”.

“Ne menduam se ishim të përgatitur si duhet, por nuk treguam çfarë mundemi, andaj është e çuditshme. Pas 20 minutash, ndeshja përfundoi dhe u bë një pasdite e gjatë”.

“Tash ne duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Kjo është ajo ku duhet të fokusohemi. Është vitale që ne të tregojmë karakter dhe të përgjigjemi në mënyrën e duhur të martën mbrëma kundër Swanse City”.

“Ne jemi të vendosur ta harrojmë këtë paraqitje prapa nesh dhe të përgjigjemi”, ka thënë Wenger në një letër drejtuar fansave. /Telegrafi/

Previous articleSeedorf të kërkojë shpjegim për postimin e Balotellit
Next articleVritet lideri i Sektorit të Djathtë në Ukrainë