Home SPORT Wenger në prag të ndeshjes së 1000-të me Arsenalin

Wenger në prag të ndeshjes së 1000-të me Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për ndeshjen e 999 në detyrën e trajnerit të Topçinjve.

“Sikur dua të pyes se ku shkoi e gjithë kjo kohë? Duket sikur kam filluar dje, nuk mund të besoj se ka kaluar aq shumë kohë”.

“Pse? Sepse ju gjithmonë jeni të fokusuar të shikoni përpara në ndeshjen e radhës dhe kur shikoni prapa mendoj se kam bërë shumë rrugë këtu”.

“Pavarësisht kësaj, ju jeni të interesuar vetëm në ndeshjen e ardhshme, droga jonë është ndeshja e radhës, shpresa për ndeshjen e radhës, dëshira për ta fituar atë”, ka thënë Wenger.

Previous articleVildania “harron” ku i ka lënë bikinit
Next article25 Miljonet e premtuara nuk do ti marrin ish-punëtoret e Fabrikës së Tubave