Home Uncategorized WhatsApp ka 400 milionë përdorues aktiv

WhatsApp ka 400 milionë përdorues aktiv

whatsapp-ka-400-milion-euml-p-euml-rdorues-aktiv_hdAplikacioni mobil për komunikim falas, WhatsApp, është duke u bërë gjithnjë e më i famshëm, të paktën nëse merren parasysh të dhënat e fundit të lëshuara nga vetë kompania e cila e ka krijuar aplikacionin.

WhatsApp ka thwnw se aplikacioni i saj ka arritur në 400 milionë përdorues aktiv, ndërsa drejtori i kompanisë i ka kritikuar shërbimet rivale të cilat i publikojnë numrat e përdoruesve, pa i dhënë numrat e përdoruesve aktiv të shërbimit.

“Ne duam ta ngrisim debatin rreth përdoruesve aktiv të secilit shërbim, e jo përdoruesve të regjistruar,” tha drejtori i WhatsApp, Jan Koum. “Ne jemi pak të mërzitur dhe të frustruar për njerëzit dhe kompanitë të cilat flasin për përdoruesit e regjistruar”.

Kompania gjithashtu ka thënë se përdoruesit e saj dërgojnë rreth 16 miliardë mesazhe për çdo ditë, ndërsa përdoruesit e saj pranojnë rreth 32 miliardë mesazhe në ditë.

Previous articleCasillas: Nuk shkoj pa e fituar La Deciman
Next article200 milionë euro investime në Brezovicë