Tommy Hilfiger është një markë e njohur për veshjet e saj, dhe tani ka vendosur që të bashkojë modën me teknologjinë. Kompania njoftoi se po bashkëpunon me kompaninë e paneleve diellore, Pvilion, për të krijuar xhaketa me panele diellore, të cilat do t’u japin mundësi përdoruesve të ushqejnë pajisjet e tyre ndërsa janë duke ecur.
Nga ana ballore xhaketat duken të zakonshme dhe janë prodhuar me stof. Ndërsa nga ana e pasme duken qartë panelet diellore. Xhaketa me panele diellore merr energji dhe e ruan atë në baterinë me kapacitet 6000mAh, që është vendosur në xhepin përpara. Pakoja e baterisë ka dy porta USB-je që mund të përdoren për të furnizuar pajisje të ndryshme teknologjike.
Nëse doni të furnizoni baterinë përpara, ju mund të bëni të njëjtën gjë nëpërmjet një xhakete elektrike. Xhaketat janë në shitje në Evropë, Amerikën Veriore, Amerikën Latine dhe Azi, dhe në internet nëpërmjet ueb faqes zyrtare Tommy.com. Si xhaketat për femra ashtu edhe për meshkuj kushtojnë 599.99 dollarë. Nëse doni të blini një xhaketë të tillë, atëherë duhet të nxitoni sepse janë prodhuar pak njësi.