Bashkë me nënkryetarin Fahri Restelica dhe drejtorin Bahri Selimi, pritëm në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas takimit, vizituam nga afër punimet që po zhvillohen për renovimin e objektit të stacionit policor në Podujevë.

Së bashku me Komandantin e Policisë në Podujevë, Bashkim Bajrami, pamë progresin e punimeve në krijimin e hapësirave moderne dhe funksionale të punës për të gjithë zyrtarët policorë në qytetin tonë. 👮‍♂️